Mirë se erdhët te Albaro Languages, që specializohet në përkthimin (me shkrim dhe gojarisht) dhe mësimin e shqipes, rumanishtes, baskishtes dhe katalanishtes.
                             

  

Mirë se erdhët te ALBARO!

 

ALBARO (një emër ky që e ka kuptimin e dyfishtë të një fjale të trilluar spanjolle dhe të dy germave të para në anglisht të gjuhëve kryesore në të cilat po specializohem: ALbanian, BAsque dhe ROmanian) me një fjalë është Chris Hughes, një gjuhëtar me përvojë pune gjatë njëzet vjetëve, e që e ka anglishten si gjuhë amtare. Specializohem në përkthimin (me shkrim dhe gojarisht) e shqipes, baskishtes, rumanishtes, katalanishtes dhe spanjishtes dhe vetëm me shkrim të holandishtes, portugalishtes, galicishtes, afrikanishtes dhe esperantos. Gjithashtu jam mësues i rumanishtes, shqipes dhe baskishtes për gjuhëtarë profesionistë. 

 

Temat e mia kryesore të specializmit janë: publiciteti/marrëdhëniet me publikun, qeveria/politika, gazetaria, ligji/çertifikata, mjekësia e përgjithshme, tregu dhe biznesi dhe gjuhësia, mirëpo nëse keni ndonjëfarë kërkese tjetër në njërën prej gjuhëve të mia, me shumë qejf do ta diskutoja kërkesën tuaj për të mësuar nëse mund t'ju ndihmoj.  Së fundmi jam marrë me transkriptimin dhe përkthimin e intervistave televizive në baskisht, përkthimin nga rumanishtja në anglisht e komunikatave të shtypit për një kompani ndërkombëtare të sigurimit, përkthimin nga shqipja në anglisht e një pyetsori mjekësor rreth shqetësimeve në frymëmarrje, përkthimin nga katalanishtja në anglisht e një vargu dokumentesh gjyqësore dhe ligjore, përkthime nga baskishtja në anglisht të fjalimeve dhe prezantimeve dhe përkthime nga shqipja në anglisht të projekt-ligjeve për Këshillin e Evropës, dhe përkthimin me gojë në shqip për policinë angleze.

 

 U dekorova me titullin e MBE-së në qershor 2006 për shërbime të dhëna gjuhëve të huaja për qeverinë, dhe jam anëtar i Chartered Institute of Linguists-it (CIoL).

 

 Shpresoj se do ta gjeni atë çka po kërkoni në faqet e Albaros!

 

Chris Hughes MBE, M.A., MCIL



Mirë se erdhët! Bine aţi venit!
 

 

Ongi etorri! Benvinguts!